Flash

Netflix publikon ‘trailer’-in e pjesës së dytë të filmit “365 Days”

Lapsi.al 8 April 2022
Netflix publikon ‘trailer’-in e pjesës së dytë
Netflix ka publikuar ‘trailer’-in e pjesës së dytë të filmit “365 Days” i cili do të shfaqet më 27 prill. Një nga aktorët protagonist, Michelle Morrone, njoftoi në “Instagram”: “Pritjes i erdhi fundi. Massimo dhe Laura janë kthyer. 365 Days ‘This Day’ po vjen në Netflix, 27 prill. Jeni gati?!” Filmi i parë tregon historinë e një gruaje të re të quajtur Laura e cila është e burgosur nga një mafioz sicilian i quajtur Massimo për 365 ditë, me qëllimin që ajo të dashurohet me të. Filmi i dytë do të ndjekë Laurën dhe Massimon teksa ata tentojnë një marrëdhënie të vërtetë, ndërkohë që duhet të përballen me besnikërinë familjare të Massimos dhe një burrë misterioz dhe të pashëm që hyn në jetën e Laurës. Sipas People, “365 Days” pati një sukses të menjëhershëm pas publikimit të tij në vitin 2020, duke u ngjitur në top 10-she në 90 vende të botës dhe ishte filmi më i shikuar në platformë pas debutimit të tij. Megjithatë, filmi hasi në kritika të ashpra për portretizimin e tij seksual, veçanërisht duke tërhequr pretendime se ai romantizonte rrëmbimin dhe manipulimin. Është raportuar se ky film i ardhshëm është pjesa e dytë e një trilogjie dhe se është xhiruar së bashku me filmin e tretë. 365 Day bazohet në romanin polak 365 Dni nga Blanka Lipińska.

Të këshilluara

Rikthehet pas 30 vitesh 'Pink Floyd'

Grupi i njohur Pink Floyd është rikthyer pas 30 vitesh për të mbledhur para për popullin e Ukrainës. Grupi do të publikojë një këngë të re të titulluar "Hey ...

11:10

Fejohet këngëtarja e njohur

Avril Lavigne ka zbuluar së fundmi se  është fejuar me këngëtarin  Mod Sun. “Oui! Je t’aime pour toujours.Dimanche. 27. Marsi. 2022,(Po! Të dua përgjithmonë....

09:16

Mark Wahlberg: Do tërhiqem nga aktrimi

Aktori i njohur Mark Wahlberg ka folur së fundmi për projektin  e tij të ri 'Father Stu'. Gjatë një interviste me Cassie DiLaura të ET në  Boston për filmin ...

17:10

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI