Flash

Me jelek antiplumb dhe e rrethuar nga ushtarë, presidentja e KE mbërrin në Bucha: Pamë fytyrën mizore të Putinit! (FOTO)

Lapsi.al 8 April 2022
Me jelek antiplumb dhe e rrethuar nga ushtarë, presidentja e KE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vizituar qytetin Bucha pranë Kievit në Ukrainën veriore, aty ku trupat e civilëve u gjetën të shtrirë në rrugë pas tërheqjes së Rusisë.

“Është e paimagjinueshme që ka ndodhur këtu. Po shohim fytyrën mizore të ushtrisë së Putinit“, tha von der Leyen gjatë vizitës së saj në Bucha.

Von der Leyen u shoqërua nga kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell dhe kryeministrin e Sllovakisë Eduard Heger.

Pamjet e tmerrshme të masakrës njerëzorë në Bucha të Ukrainës, ku qindra persona u gjetën të vrarë dhe të hedhur përtokë, shkaktuan një sërë reagimesh nga liderët e BE dhe SHBA, të cilët premtuan më shumë ndëshkime ndaj Rusisë.

Kjo e fundit, nuk i ka pranuar këto krime, duke i quajtur fotot e publikuara si ‘provokim’ ndaj Moskës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI