Flash

Mali i Zi miraton një paketë masash kundër Rusisë

Lapsi.al 8 April 2022
Mali i Zi miraton një paketë masash kundër Rusisë

Qeveria e Malit të Zi sapo ka miratuar një paketë të masave kufizuese kundër Rusisë.

Lajmin e bëri të ditur i mandatuari për kryeministër, Dritan Abazoviq, i cili falënderoi ministrat për bashkëpunim.

Ministria e Jashtme e Malit të Zi po ashtu të enjten shpalli persona të padëshiruar edhe katër diplomatë të Ambasadës së Federatës Ruse në Mal të Zi.

“Nota formale për këtë vendim, ku parashikohet një afat prej shtatë ditësh për t’u larguar nga territori i vendit tonë, i është dorëzuar sot ambasadorit rus. Ministria Jashtme malazeze e ka marrë vendimin në bazë të vlerësimit të organeve përkatëse të sigurisë në Mal të Zi për veprimtarinë e diplomatëve rusë dhe sipas nenit 9 të Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike”, kishte shkruar Ministria.

Mali i Zi i ishte bashkuar edhe sanksioneve të marra nga Bashkimi Europian në mars kundër Rusisë për shkak të nisjes së agresionit në Ukrainë. / Express

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI