Flash

Kourtney Kardashian flet për martesën e saj sekrete në Las Vegas

Lapsi.al 8 April 2022
Kourtney Kardashian flet për martesën e saj sekrete në Las

Kourtney Kardashian  ka folur së  fundmi për martesën e saj  në Las Vegas me Travis Barker.

Gjatë intervistës së me Jmmy Kimmel, Kourtney reagoi ndaj aludimeve se martesa e tyre është e rreme duke treguar se nuk kishte  asnjë mundësi për të marrë certifikatë në atë orë.

Kardashian, , shpjegoi se zyra e nëpunësit ishte mbyllur për mbrëmjen dhe do të rihapte në orën 8 të mëngjesit, kështu që ajo dhe Barker, 46 vjeç, nuk kishin fat."Ne thjesht u martuam gjithsesi ," u shpreh  ajo. "Bëmë atë që ndjemë."

Ndërsa asnjë nga familja e Kardashian nuk ishte fizikisht me të për ceremoninë, ata zbuluan se Kris Jenner "e dinte" se po ndodhte dhe Khloé Kardashian ishte në FaceTime.

"Unë isha duke fjetur," pranoi Kim Kardashian. “Ajo thjesht shkruajti në grupin që kemi në whatsapp: 'Oh, hej vajza, meqë ra fjala ... u martova mbrëmë!' Dhe  më pas u zgjova me një milion mesazhe.

Themeluesja e Poosh zbuloi se i kisht dhënë fund beqarisë pas publikimit të disa fotove nga ceremonia.

“Një herë e një kohë në një vend të largët, shumë larg (Las Vegas) në orën 2 të mëngjesit, pas një nate epike dhe pak tekila, një mbretëreshë dhe mbreti i saj i pashëm dolën në kishën e vetme të hapur me një Elvis dhe u martuan (pa licencë),” shkroi ajo në Instagram, duke shtuar: “Praktika e bën të përsosur”.

Kourtney dhe Barker bënë publike lidhjen e tyre në janar 2021 dhe u fejuan në tetor.Ajo ndan tre fëmijë me ish Scott Disick, ndërsa muzikanti ka dy fëmijë me ish-gruan Shanna Moakler./Lapsi.al

Të këshilluara

Fejohet këngëtarja e njohur

Avril Lavigne ka zbuluar së fundmi se  është fejuar me këngëtarin  Mod Sun. “Oui! Je t’aime pour toujours.Dimanche. 27. Marsi. 2022,(Po! Të dua përgjithmonë....

09:16

Mark Wahlberg: Do tërhiqem nga aktrimi

Aktori i njohur Mark Wahlberg ka folur së fundmi për projektin  e tij të ri 'Father Stu'. Gjatë një interviste me Cassie DiLaura të ET në  Boston për filmin ...

17:10

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI