Aktori i njohur Jim Carrey ka zbuluar së fundmi arsyen e largimit nga aktrimi.
Gjatë premierës për filmin e tij të ri, 'Sonic the Hedgehog 2', Jim tregoi se ka ardhur koha të bëjë një jetë normale.
“Duhet të largohem nga këtu përpara se të godas dikë”, tha Carrey me shaka referuar shuplakës së Will Smith. "Sinqerisht, ndihem sikur ka kaq shumë gjëra, sepse kam qenë kaq i zënë për kaq shumë koha dhe disa gjëra të rëndësishme i kam injoruar. Për shembull, ka 25 vjet Mistery Science Theatre që duhet të arrij. Dhe ka pikturë. Unë pikturoj. Dhe kjo është ende disi argëtuese për mua.""Dua të jem normal. Asgjë nuk po ndodh. Nuk kam arsye tjetër", u shpreh aktori
Në film, Jim ripërsërit rolin e tij si zuzari i filmit, Dr. Robotnik, i cili këtë herë, bashkohet me Knuckles (Idris Elba) për të kapur një smerald të fuqishëm që ka aftësinë të shkatërrojë qytetërime.Dr. Robotnik shënon vetëm herën e tretë që Carrey ripërsërit një rol dhe rikthehet për një vazhdim, gjë e rrallë për aktorin , i cili mori pjesë vetëm në vazhdime për Dumb & Dumber dhe Ace Ventura./Lapsi.al