Flash

Britania dëshiron të udhëheqë procesin për arrestimin e Putin-it

Lapsi.al 8 April 2022
Britania dëshiron të udhëheqë procesin për arrestimin e

Parlamenti britanik bëri thirrje për njohjen e Vladimir Putin-it (presidenti i Federatës Ruse) dhe ushtrisë ruse si terroristë. Gjithashtu, parlamenti dëshiron të udhëheqë procesin e lëshimit të një urdhër-arresti ndërkombëtar për arrestimin e presidentit rus.Kështu deklaroi deputetja britanike Layla Moran në një koment për Guildhall.

“Putin dhe ushtria e tij po vrasin ukrainas të pafajshëm. Ato sanksione që vendosëm ishin jashtëzakonisht të nevojshme, por ne nuk mund të ndalemi me kaq ndërkohë që ukrainasit po vriten masivisht”, theksoi Moran.

Ajo vuri në dukje se Mbretëria e Bashkuar duhet të udhëheqë thirrjet që Gjykata Penale Ndërkombëtare të vendosë për ndalimin e Putin-it.

“Është koha për të trajtuar ushtrinë dhe mercenarët e Putin-it ashtu siç i trajtojmë terroristët, duke përdorur rregulloret përkatëse të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Ne duhet të drejtojmë thirrjet që Gjykata Penale Ndërkombëtare të lëshojë një urdhër arresti ndërkombëtar për Putin-in”, shtoi deputetja britanike.

Më herët, u bë e ditur se 46 vende anëtare të UNESCO-s do të bojkotojnë mbledhjen e Komitetit të Trashëgimisë Botërore.

Kjo e fundit drejtohet nga Rusia./AP

Të këshilluara

Hakmarrja/ Rusia dëbon 45 diplomatë polakë

Ministria e Jashtme ruse tha se do të dëbojë 45 diplomatë polakë nga Rusia të premten, pasi Polonia dëboi 45 diplomatë rusë. “Si përgjigje ndaj veprimeve jom...

19:29

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI