Flash

Zëdhënësi i Putin: Kemi humbur trupa të shumtë në këtë luftë

Lapsi.al 7 April 2022
Zëdhënësi i Putin: Kemi humbur trupa të shumtë në

Zëdhënësi i Presidentit rus Dmitry Peskov, ka pranuar se Rusia ka humbje të konsiderueshme të ushtarëve në luftën me Ukrainën.

Ai ka pohuar se kjo është një tragjedi e madhe për Rusinë gjithashtu, pasi që nga fillimi i luftës kanë humbur shumë trupa.

Peskov shtoi në deklaratën e tij se tërheqja nga rajoni i Kievit dhe nga qyteti Chernihiv është një akt i vullnetit të mirë, për të hequr tensionin gjatë kohës që po zhvilloheshin bisedimet e paqes.

Peskov përsëriti arsyet e Rusisë për atë që e përshkruan si një “operacion special ushtarak”, duke thënë se Ukraina ishte bërë “anti-ruse” dhe Rusia ishte me të vërtetë “nervoze” pasi NATO kishte filluar të lëvizte drejt kufijve tanë.

Rusia ka thënë më parë se 1351 ushtarë janë vrarë. Numri i plotë i të vdekurve nuk dihet, por një zyrtar i NATO-s është cituar në mediat amerikane të ketë thënë midis 7,000 dhe 15,000. 

 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI