Flash

Shefi i NATO-s: Bota duhet të përgatitet për një luftë të gjatë

Lapsi.al 7 April 2022
Shefi i NATO-s: Bota duhet të përgatitet për një luftë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar se bota duhet të përgatitet për një luftë me “afat të gjatë.

Stoltenberg tha se lufta mund të zgjasë për javë, muaj apo edhe shumë vite, duke shtuar se aleatët po “i impononin kosto të rënda” Rusisë përmes sanksioneve për të ndihmuar në shkurtimin e kohëzgjatjes së konfliktit.

Ai shtoi se nëse lufta do të zgjasë për një kohë të gjatë, rreziku është kryesisht tek populli i Ukrainës “i cili do të vuajë më shumë, që do të përjetojë më shumë vdekje dhe shkatërrim”.

“Por sigurisht, për sa kohë që lufta vazhdon, do të ketë rrezik për përshkallëzim përtej Ukrainës dhe kjo është ajo në të cilën NATO është fokusuar, për të parandaluar atë përshkallëzim”, shtoi ai.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI