Flash

Rezultatet e Këshillimit Kombëtar/ “59% e pjesëmarrësve pro Ballkanit të Hapur”, Rama: Mbështetje e fortë

Lapsi.al 7 April 2022
Rezultatet e Këshillimit Kombëtar/ “59% e

Kryeministri Edi Rama bashkë me drejtoren e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano, kanë dalë në një koferencë për të prezantuar rezultatet e Këshillimit Kombëtar. Rama u shpreh se për Këshillimin Kombëtar janë marrë përgjigjet e mbi gjysmë milion qytetarëve.

Ai komentoi edhe një nga pyetjet e bëra lidhur me “Ballkanin e Hapur”, ku e kanë mbështetur rreth 59% e pjesëmarrësve në plotësimin e Këshillimin Kombëtar.

“59% është një mbështetje shumë e fortë pavarësisht se për të tjerat ka mbështetje më të forta. Procesi ka ndodhur me atë interferencë që thash dhe sigurisht që lufta që nisi Rusia ndaj Ukrainës ka pasur impakt psikologjik, edhe për shkak se u bë një zhurmë e madhe lidhur me Korrelacionin mes luftës dhe pozicionit të Serbisë. Unë s’kam pritur luftën për të marrë vesh se çfarë është politika e jashtme e Serbisë. E dyta nuk ka qenë vendimmarrja ime dhe as kësaj qeverie që në Ballkan të gjendet Serbia. Atë e kemi aty, është një fqinje që do të jetë aty gjithmonë. Kështu marrë parasysh këto, marrëdhëniet e fqinjësisë me Serbinë janë të rëndësishme edhe për faktin e ndryshimit mes nesh dhe tyre në këtë aspekt. Nga ana tjetër, Ballkani i Hapur s’bëhet për Serbinë, por për veten e saj. Ballkani i Hapur mbron interesat tona. Ballkani i Hapur është nismë interesi konverguese. Kur flasim për paqe, paqja bëhet me ata që kemi pasur probleme ose me ata që ke problem, por me ata që s’ke paqja është gati. Ballkani i Hapur është interes i rëndësishëm i shqiptarëve”,-tha Rama.

Të këshilluara

Lezha prej orësh pa energji elektrike

Pjesa më e madhe e Lezhës përfshi edhe qytetin janë përballur me mungesë të energjisë elektrike qe prej orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. Mësohet se nënstaci...

10:22

Shkronja “Z” kudo në Mitrovicën e Veriut

Dragani nga Mitrovica e Veriut, një komunë me shumicë serbe që gjendet në veri të Kosovës, thotë se nuk guxon të shprehë publikisht mendimin e tij për përdorimi...

10:29

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI