Flash

Asnjë gjurmë prej 3 ditësh, rinisin kërkimet për trupin e 10-vjeçarit në lumin Fan

Lapsi.al 7 April 2022
Asnjë gjurmë prej 3 ditësh, rinisin kërkimet për trupin

Kërkimet për trupin e 10-vjeçarit që dyshohet se u mbyt në lumin Fan të Mirditës kanë hyrë në ditën e tretë. Këtë të enjte kërkimet kanë rinisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe janë përqendruar në basenin e Hecit të Repsit. Në zonë ndodhen polumbarët  e forcave RENEA të mbështetut nga strukturat vendore dhe banorë të zonës. Deri tani nuk ka asnjë gjurmë të trupit të 10-vjeçarit.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 5 prillit. 10-vjeçari me inicialet S.L ka qenë duke luajtur me top dhe topi i ka rënë në lumë. Ai ka vrapuar ta marrë dhe aty e ka marrë rryma e ujit. I mituri nuk doli dot më i gjallë nga lumi. Kërkimet për gjetjen e tij nisën menjëherë nga familjarët dhe banorët e zonës mirëpo nuk arritën të gjenin trupin e 10-vjeçarit.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI