Flash

Pushtimi Ukrainës, Putin planifikon më shumë kufizime të mediave që raportojnë mbi luftën

Lapsi.al 6 April 2022
Pushtimi Ukrainës, Putin planifikon më shumë kufizime të

Ligjvënësit rusë prezantuan të mërkurën një projektligj në Dhomën e Ulët të Parlamentit, i cili, nëse miratohet, do të shtrëngonte kufizimet tashmë të ashpra ndaj mediave në vend dhe mbulimin e tyre të luftës në Ukrainë.

Projektligji përshkruan amendamentet e ligjit për median që fuqizon zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm për të mbyllur mediat vendase dhe të huaja për një sërë arsyesh.

Këto do të përfshijnë mbulimin e pushtimit rus të Ukrainës që devijon nga linja zyrtare dhe është kriminalizuar si “lajm i rremë” ose që diskrediton ushtrinë ruse dhe veprimet e saj në Ukrainë.

Një arsye tjetër që lejon Prokurorinë e Përgjithshme të mbyllë një medium të huaj që vepron në Rusi do të ishte hakmarrja për mbylljen e mediave ruse jashtë vendit.

Për t’u miratuar, projektligji do të duhet të kalojë tre lexime në Dhomën e Ulët të parlamentit, të miratohet nga dhoma e lartë – Këshilli i Federatës – dhe të nënshkruhet nga Presidenti, Vladimir Putin. Procesi mund të zgjasë muaj ose ditë, në varësi të dëshirës së autoriteteve për të zbatuar kufizimet e reja.

Qeveria ruse ka vendosur kufizime të paprecedenta në mediat që mbulojnë luftën në Ukrainë.

Një ligj u vulos nga Parlamenti në fillim të marsit, duke kriminalizuar “lajmet e rreme” për atë që Kremlini e ka quajtur “një operacion special ushtarak” në Ukrainë dhe duke vendosur dënimin për diskreditimin e ushtrisë ruse dhe veprimet e saj në Ukrainë.

Uebsajtet e shumë mediave të pavarura të lajmeve janë bllokuar dhe një radio stacion kritik është hequr nga transmetimi për shkak të përmbajtjes që devijonte nga tregimi zyrtar. Disa kanë pushuar ose ndërprerë funksionimin nën presion.

Nëse projektligji i ri miratohet, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm do të jetë në gjendje të urdhërojë, vëzhguesin e medias dhe internetit të Rusisë, të tërheqë licencën e një medieje, duke mbyllur kështu funksionimin e saj. /REL/

Të këshilluara

Greqia dëbon 12 diplomatë rusë

Greqia do të dëbojë 12 diplomatë rusë. Ndaj vendimit ka reaguar ashpër Ambasada ruse në Greqi, duke paralajmëruar se nuk do të kalojë pa pasoja. “Më 6 prill ...

20:19

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI