Flash

Fshehën 18 emigrantë të paligjshëm në Lazarat, arrestohet 28-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Lapsi.al 6 April 2022
Fshehën 18 emigrantë të paligjshëm në Lazarat,

Një 28-vjeçar me iniciale G.B. është arrestuar nga policia ndërsa është vënë nën hetim bashkëpunëtori i tij 32-vjeçar për shkak se kishin strehuar 18 emigrantë të paligjshëm në disa banesa të braktisura në fshatin Lazarat të Gjirokastrës.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses operacionin policor “COMPASS”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasi G. B., 28 vjeç, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi V. A., 32 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Në datë 05.04.2022, në vendin e quajtur “Teqja”, në fshatin Lazarat, Gjirokastër, në ambientet e disa banesave të braktisura, janë gjetur 18 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, të cilët kishin hyrë dhe qëndronin ilegalisht në Shqipëri. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se emigrantët e paligjshëm ishin strehuar nga shtetasit G. B. dhe V. A., me qëllim transportimin e tyre në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit", njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i monedhave”.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Deri në orët e mesditës dhe pasdites vendi ynë do të jetë në dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe vranësirave të lehta në zonat...

08:04

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI