Flash

FOTO/ Cilat janë vajzat e Putin dhe misteri i familjes së tij

Lapsi.al 6 April 2022
FOTO/ Cilat janë vajzat e Putin dhe misteri i familjes së tij

Presidenti rus Vladimir Putin ka qenë gjithmonë i kujdesshëm kur bëhet fjalë për pyetjet rreth familjes së tij. Në vitin 2015, gjatë një prej konferencave të tij maratonë për mediat ai shmangu pyetjet në lidhje me identitetin e vajzave të tij.

“Vajzat e mia jetojnë në Rusi dhe studiojnë vetëm në Rusi, jam krenar për to. Ato flasin rrjedhshëm 3 gjuhë të huaja. Unë kurrë nuk e diskutoj familjen time me askënd. Çdo person ka të drejtë për fatin e tij, ai jeton jetën e tij dhe e bën atë me dinjitet”, - shtoi ai.

Putin mund të mos dëshirojë t'i përmendë ato, por të tjerët e kanë bërë. Raundi i fundit i sanksioneve të SHBA-së ka shënjestruar Maria Vorontsova, 36 vjeç, dhe Katerina Tikhonova, 35 vjeç.

“Ne besojmë se shumë nga pasuritë e Putinit janë të fshehura tek anëtarët e familjes dhe kjo është arsyeja pse ne po i godasim ata” - tha një zyrtar amerikan.

Të dyja janë vajzat e Putin dhe ish-bashkëshortes së tij Lyudmila. Dyshja u martua në vitin 1983 kur ajo ishte stjuardesë dhe ai oficer i KGB-së. Martesa e tyre zgjati 30 vjet, duke përfshirë ngritjen e shpejtë të Putinit në krye të sistemit politik të Rusisë.

Në vitin 2013, ata u ndanë. Putin tha se "ishte një vendim i përbashkët: ne nuk e takojmë më njëri-tjetrin. Secili prej nesh ka jetën e tij". Ajo tha se ai ishte "i mbytur plotësisht në punë".

Vajza më e madhe e tyre, Maria Vorontsova, lindi në vitin 1985. Ajo studioi biologji në Universitetin e Shën Petersburgut dhe mjekësi në Universitetin Shtetëror të Moskës.

[caption id="" align="alignnone" width="776"]Maria Vorontsova, Vladimir Putin and his wife Lyudmila Maria Vorontsova në të majtë dhe Putin me ish-bashkëshorten[/caption]

Vorontsova tani është një akademike, e specializuar në sistemin endokrin. Ajo shkroi një libër mbi ngecjen e rritjes tek fëmijët dhe punon si studiuese në Qendrën Kërkimore të Endokrinologjisë në Moskë.

Ajo është gjithashtu një biznesmene. “BBC Rusia” e identifikoi atë si bashkëpronare të një kompanie që planifikonte të ndërtonte një qendër masive mjekësore.

Vorontsova është e martuar me biznesmenin holandez Jorrit Joost Faassen, i cili dikur ka punuar në gjigantin shtetëror rus të energjisë Gazprom, megjithëse thuhet se aktualisht janë ndarë.

Njerëzit që kanë folur me të që nga pushtimi i Ukrainës thonë se ajo mbështet babanë e saj dhe ka hedhur dyshime mbi raportimet ndërkombëtare të konfliktit.

Ndryshe nga Maria, motra e saj Katerina Tikhonova ka qenë shumë më shumë në sy të publikut, për shkak të talentit të saj si kërcimtare rock n' roll. Ajo dhe partneri i saj dolën të pestët në një konkurs ndërkombëtar në 2013-ën.

[caption id="" align="alignnone" width="687"]Mr Putin's daughter Katerina Tikhonova dancing rock 'n' roll Katerina Tikhonova[/caption]

Po atë vit, ajo u martua me Kirill Shamalov, djalin e një miku të vjetër të Presidentit Putin. Dasma e tyre u mbajt në një resort skish afër Shën Petersburg. Punëtorët atje thanë se çifti mbërriti me një sajë të tërhequr nga 3 kuaj të bardhë.

Shamalov u vu nën sanksione nga SHBA në vitin 2018 për rolin e tij në sektorin energjetik të Rusisë. Departamenti i Thesarit i SHBA tha se "pasuria e tij u rrit në mënyrë drastike pas martesës". Edhe këta raportohet se janë ndarë më vonë.

[caption id="" align="alignnone" width="976"]One of Putin's daughters Katerina Tikhonova Katerina Tikhonova[/caption]

Tikhonova tani është futur botën akademike dhe biznesit. Ajo bëri një paraqitje të shkurtër në mediat shtetërore ruse në vitin 2018 për të folur për neuroteknologjinë dhe gjithashtu në një forum biznesi në vitin 2021. Në asnjë rast nuk u përmend marrëdhënia e saj me presidentin. Asnjëra nga vajzat nuk kalon shumë kohë me Presidentin Putin.

Putin ka edhe nipër e mbesa. Ai i përmendi ata në një telefonatë në vitin 2017, por nuk tha se sa kishte ose cila nga vajzat e tij i kishte ato.

"Sa u përket nipërve të mi, njëri është tashmë në çerdhe. Ju lutem kuptoni, nuk dua që ata të rriten si disa princa mbretërorë. Unë dua që ata të rriten si njerëz normalë," - tha Putin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Greqia dëbon 12 diplomatë rusë

Greqia do të dëbojë 12 diplomatë rusë. Ndaj vendimit ka reaguar ashpër Ambasada ruse në Greqi, duke paralajmëruar se nuk do të kalojë pa pasoja. “Më 6 prill ...

20:19

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI