Flash

Chris Rock refuzon të flas për Will Smith

Lapsi.al 6 April 2022
Chris Rock refuzon të flas për Will Smith

Komediani, Chris Rock performoi një set me shaka në klubin “Comedy Cellar”, por vendosi se nuk do të flasë për shuplakën e aktorit Will Smith që ndodhi në “Oscars”.

“Ai e trajtoi çështjen vetëm pasi turma ishte e entuziazmuar për paraqitjen e tij të befasishme, dhe ai u ngjit në skenë dhe tha: ‘Ulni pritshmëritë tuaja. Unë nuk do ta trajtoj atë gjë”.

Një burim për “Page Six”, tha gjithashtu se Rock përmendi duke qeshur edhe faktin që është duke krijuar materiale për setet e tij të komedisë, pasi “të gjithë njerëzit papritur po interesohen për shfaqjet e tij”.

Ylli i “Down to Earth” u tha të pranishmëve se do ta trajtonte çështjen e incidentit në “Oscars” në një moment tjetër, “por tani do të tregoj disa shaka”.

Ndërkohë, vëllai i Rockut, Kenny, foli për dëmin emocional që ngjarja ka shkaktuar tek ata

“Vëllai im nuk ishte kërcënim për të dhe thjesht nuk kishte respekt për të në atë moment. Ai thjesht e nënçmoni atë para miliona njerëzve që e shikojnë shfaqjen”, tha ai.

Rikujtojmë se Will Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në skenën e “Oscars”, pasi ky i fundit bëri një shaka me flokët e bashkëshortes së Will.

Will më pas i kërkoi falje Rock -ut përmes “Instagram”-it të hënën, duke thënë:

“Shakatë janë pjesë e punës që unë bëj, por një shaka për gjendjen mjekësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht. Dëshiroj të të kërkoj falje publike, Chris. Isha jashtë linjës dhe gabova. Jam në siklet dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i mashkullit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie.”

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Bobby Rydell

Është ndarë nga jeta Bobby Rydell, idhulli i adoleshentëve të viteve '60 i njohur për këngët si "Wild One" apo coverin e vitit 1960 të “Volare”, si dhe për roli...

13:09

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI