Flash

Vrau 2 vëllezërit në Vlorë/ Autori lihet i lirë, familja e viktimave: Mos na vrisni për herë të dytë

Lapsi.al 5 April 2022
Vrau 2 vëllezërit në Vlorë/ Autori lihet i lirë,

Vetëm pak ditë pasi u ekstradua nga Italia, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve në Vlorë, Beqir dhe Elmaz Hashon në vitin 1998, 47-vjeçari Gerti Selimaj është lënë i lirë nga Gjykata e Vlorës. Pas vrasjes, famija Hasho kërkonte zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që pak kohë më parë, si autor i kësaj ngjarjeje u arrestua Selimaj. Por burgosja e tij zgjati shumë pak pasi në datën 28 mars, gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, duke shuar masën ‘arrest me burg’. Ky vendim ka shkaktuar indinjatë te familjarët, të cilët e kanë ankimuar në Gjykatën e Apelit, duke e quajtur të paarsyetuar. Sipas tyre me një fjalë, gjyqtarja ka liruar një të dyshuar për vrasje me paramendim.

Në këto kushte, familjarët kërkojnë që të verifikohet ankesa e tyre dhe të merren masat e nevojshme kundër gjyqtares.

"Si mund të lihet i lirë një vrasës që ka kryer vrasje të dyfishtë. Kemi 20 vjet që po presim këtë drejtësi dhe gjykata e lë në arrest shtëpia. Duhet ta kthej shteti në burg”,  tha për mediat djali i Elmaz Hashos, Xhuliano.

“Unë jam gruaja e Beqir Hashos. Besoja te drejtësia dhe drejtësisë shqiptare i kërkova që të zbardhet çështja. Mos na vrisni për herë të dytë”, tha gruaja e Beqir Hashos, Mimoza Hasho.

Një muaj më parë, Selimaj u shpall në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë caktoi masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Selimaj u arrestua më 12 mars në Itali, ku u kap në një apartament në zonën e Martina Franca për llogari të drejtësisë shqiptare, 23 vite pas vrasjes së dy vëllezërve në Vlorë, Beqir dhe Elmaz Hashon. Më pas u ekstradua në vendin tonë.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI