Flash

Veprimi i Bruno Mars në Grammy, si ai i Will Smith në Oscar

Lapsi.al 5 April 2022
Veprimi i Bruno Mars në Grammy, si ai i Will Smith në Oscar

Bruno Mars ka shokuar jo vetëm të famshmit që ndodheshin në ndarjen e çmimeve “Grammy”, por edhe ndjekësit e këtij eventi madhështor.

Teksa u ngjit në skenë për të marrë çmimin si “Rekordi i Vitit”, Bruno Mars doli përballë audiencës dhe çuditërisht, vendosi një cigare në gojë.

Të shumta kanë qenë reagimet lidhur me këtë veprim të këngëtarit, ku ka edhe nga ata që e cilësojnë veprimin e tij më tronditës sesa shuplaka e Will Smith ndaj komedianit të njohur, Chris Rock.

Një person shkroi në Twitter:

“Bruno Mars sapo ndezi një cigare në skenën e Grammy në mes të dorëzimit të një çmimi, a mund të flasim pak për këtë sesa Will Smith tani?”

Ndërsa dikush tjetër shkroi:

“Muzikë e shkëlqyer, por Bruno Mars sapo ndezi një cigare në skenë? Një koncert që unë nuk do të shkoj kurrë’’.

Rikujtojmë se Will Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në skenën e “Oscars”, pasi ky i fundit bëri një shaka me flokët e bashkëshortes së Will.

Will më pas i kërkoi falje Rock -ut përmes “Instagram”-it të hënën, duke thënë:

“Shakatë janë pjesë e punës që unë bëj, por një shaka për gjendjen mjekësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht.

Dëshiroj të të kërkoj falje publike, Chris. Isha jashtë linjës dhe gabova. Jam në siklet dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i mashkullit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie.”

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI