Flash

Rusët sulmojnë një anije në portin e Mariupolit

Lapsi.al 5 April 2022
Rusët sulmojnë një anije në portin e Mariupolit

Një anije civile në portin e Mariupolit është në flakë dhe shtë fundosur pasi u godit nga trupat ruse, sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës.

Anija, nën një flamur të Republikës Domenikane, u ankorua në port kur u godit nga predha gjatë një sulmi në qytetin jugor të Ukrainës të rrethuar, tha ministria në një deklaratë të martën.

Anija shpërtheu në flakë, ndërsa të paktën një anëtar i ekuipazhit dihet se është lënduar, thuhet në deklaratë.

Rojet kufitare detare ka mundur të evakuojë një pjesë të ekuipazhit në vend të sigurt, por thonë se është e pamundur të vazhdohet operacioni i shpëtimit për shkak të “granatimeve të vazhdueshme”.

Sipas ministrisë, kapiteni dërgoi një sinjal shqetësimi duke përdorur kanalin ndërkombëtar të sigurisë detare.

“Kujdes! Paralajmërim! Anija nën flamurin e Republikës Domenikane u shkatërrua brutalisht, gjithçka u shkatërrua. Zjarri në dhomën e motorit. Ka të plagosur në bord,” tha kapiteni.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI