Flash

Rritja e çmimeve/ Ministrja e Financave: Bordi po mban nën kontroll 4 produkte ushqimore

Lapsi.al 5 April 2022
Rritja e çmimeve/ Ministrja e Financave: Bordi po mban nën kontroll

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka dalë në një konferencë për shtyp duke bërë një analizë të situatës së deritanishme në Shqipëri, teksa vendi ynë po përballet me fenomenin e rritjes së çmimeve. Ibrahimaj ka bërë të ditur se Bordi i Ushqimeve po mban nën kontroll çmimin e 4 ushqimeve kryesore të shportës.

Ministrja është shprehur se në mbledhjen e datës 1 prill, bordi vendosi që të mbajë në monitorim katër produkte kryesore, miellin, orizin, vajin dhe sheqerin, për të cilat sot do të bëjë të ditur çmimet e referencës. Ministrja tha se është përcaktuar formula për të caktuar marzhin e fitimit.

“Ne kemi ngritur bordin e monitorimit të transparencës, ndryshe nga Bordi i Karburanteve, Bordi i Ushqimeve ka një tjetër specifikë, se ka një tjetër kategori ushqimesh, kjo ka bërë që gjatë blerjeve të para kemi hasur vështirësi, do të mbajmë në montorim çmimet për miellin, vajin e lulediellit. Kompanitë duhet të aplikojnë disa marzhe, sot do të dalin edhe çmime reference për miellin, orizin, vajin dhe sheqerin”,-tha ministrja.

 

 

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI