Flash

Pas masakrës në Bucha, Zelensky refuzon takimin me Putin

Lapsi.al 5 April 2022
Pas masakrës në Bucha, Zelensky refuzon takimin me Putin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ka mundësi të mos takohet më me homologun rus, Vladimir Putin. Gjatë një fjalimi në televizionin ukrainas, Zelensky tha se negociatat janë e vetmja rrugë për zgjidhjen e situatës, por ai dhe Putin mund të mos takohen kurrë. “Ukraina do të kërkojë që masakra në Bucha të gjykohet si krim lufte”, citohet Zelensky nga Reuters.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se të paktën 300 civilë janë vrarë në qytezën pranë Kievit, duke e quajtur gjenocid të Rusisë ekzekutimin e civilëve atje. Një ditë më parë, u raportua se ishin mbi 410 persona të vrarë. Rusia, nga ana e saj, i mohon akuzat dhe i konsideron pamjet e trupave të pajetë në Bucha, si false dhe propagandë të Perëndimit.

Nga ana tjetër, Zelensky tha se edhe në qytete të tjera të Ukrainës mund të ketë masakra të tilla, me shifra edhe më të mëdha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI