Flash

Hailey Bieber reagon ndaj aludimeve se është shtatzanë : Më lini rehat

Lapsi.al 5 April 2022
Hailey Bieber reagon ndaj aludimeve se është shtatzanë : Më

Hailey Baldwin ka reaguar së fundmi ndaj aludimeve se është në pritje të fëmijës së parë me Justin Bieber.

"Unë nuk jam shtatzënë më lini të qetë," komentoi Baldwin në një postim në Instagram nga Radar Online, i cili ishte titulluar: "Fansat janë të bindur që Hailey Bieber është shtatzanë pas pjesëmarrjes së saj në Grammy Awards 2022'"

Përveç spekulimeve se fustani i gjerë Saint Laurent i Baldwin-it u zgjodh për të fshehur një shtatzëni të mundshme, fansat ishin dyshues pas postimit të modeles.

"Shumë krenare për ty dhe albumin Justice," shkroi ajosipër një fotoje duke u puthur me Bieber në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas. “Çfarë viti i pabesueshëm ka qenë! Kaq shumë për të festuar.”

Cifti u martuan ligjërisht në vitin 2018 dhe organizuan një ceremoni martesore në shtator të vitit të ardhshëm.

“Ka diçka që u ndodh grave kur martoheni”, tha Hailey për The Wall Street Journal në shkurt. “Të gjithë gjithmonë supozojnë se është: Së pari vjen dashuria, pastaj vjen martesa, pastaj vjen fëmija.

“Mendoj se e kisha të ngulitur në kokën time se do të doja të kisha fëmijë menjëherë dhe do të doja të kisha fëmijë në moshë të re" shtoi ajo. "Pastaj u bëra 25 vjeç dhe mendoj se jam shumë e re për të qenë nënë!" Megjithatë , modelja zbuloi se dyshja ka në planë  të fillojnë të provojnë "në dy vitet e ardhshme"./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Dj i njohur, baba për herë të dytë

Dj i njohur Tiësto ka zbuluar së fundmi se ai dhe bashkëshortja Annika Backes do të bëhen prindër për herë të dytë. Tiësto, emri i vërtetë i të cilit është T...

14:15

Will Smith mund të lërë aktrimin

Will Smith u kthye në personazhin më të komentuar në mbarë botën, pas shuplakës që i dha mikut të tij Chris Rock në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars”. R...

12:01

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI