Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

E FUNDIT/Kapet sërish drogë në Portin e Durrësit

Lapsi.al 5 April 2022
E FUNDIT/Kapet sërish drogë në Portin e Durrësit

Një tjetër kilogram kokainë është sekuestrohet në portin e Durrësit. Policia njofton se gjatë operacionit policor u sekuestruan 17 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë dhe u vu në pranga drejtuesi i kamionit, shtetasi S. P. Specialistët kanë marrë informacion se në kamionin e sekuestruar në portin e Durrësit, gjatë operacionit “ATTEMPT”, në qershor 2021, mund të kishte përsëri lëndë narkotike dhe ushtruan kontroll të imtësishëm në kamionin tip “Scania”.

Pas ndërhyrjes me mjete prerëse, në shasinë e kamionit u bë e mundur gjetja e një sasie tjetër lënde të dyshuar narkotike heroinë, me peshë 1 kilogramë.   Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit të arrestuar S. P. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme

 

Njoftimi i plotë: 

Sekuestrohet në portin e Durrësit, në vijim të operacionit, edhe 1 tjetër kilogramë heroinë.

Operacioni i nisur më 26 qershor 2021, nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Shkodrës. Gjatë operacionit u sekuestruan 17 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë dhe u vu në pranga drejtuesi i kamionit, shtetasi S. P.

Në vijim të veprimeve të thelluara, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës kanë marrë informacion se në kamionin e sekuestruar në portin e Durrësit, gjatë operacionit “ATTEMPT”, në qershor 2021, mund të kishte përsëri lëndë narkotike.

Bazuar në këto informacione, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Shkodër, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në kamionin tip “Scania”. Pas ndërhyrjes me mjete prerëse, në shasinë e kamionit u bë e mundur gjetja e një sasie tjetër lënde të dyshuar narkotike heroinë, me peshë 1 kilogramë.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit të arrestuar S. P. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Theksojmë se në datën 26 qershor, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare të DVKM Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bazuar dhe në analizën e riskut, në kuadër të operacionit policor “ATTEMPT”, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, një kamion me targa shqiptare që po qarkullonte në drejtim të Malit të Zi.

Për një kontroll më të specializuar, kamioni që drejtohej nga shtetasi S. P., 56 vjeç, është shoqëruar në portin e Durrësit, ku është kontrolluar nga Task Forca permanente e përbërë nga strukturat hetimore të DVP Durrës, Policia Kufitare e portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të portit të Durrësit, që veprojnë përherë në port. Nga kontrolli i specializuar rezultoi se në kamion ishin fshehur rreth 17 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI