Flash

Coachella do të vazhdojë pa Kanye West, reperi tërhiqet pa treguar arsye

Lapsi.al 5 April 2022
Coachella do të vazhdojë pa Kanye West, reperi tërhiqet pa

Kanye West ka vendosur të mos performojë në “Coachella” këtë vit.

Ai ishte një ndër performuesit kryesorë të festivalit. Sipas “TMZ” reperi ka vendosur të largohet nga performanca e tij, për të shkuar në eventin Indio të Kalifornisë e cila fillon fundjavën e ardhshme.

Për më tepër ishte bërë e ditur se edhe reperi Travis Scott do t’i bashkohej Kanyes në skenë, duke lënë kështu festivalin “Coachella”.

Aktualisht është e paqartë se cila ishte arsyeja që Kanye u tërhoq, por ai ka pasur disa muaj të vështirë me gruan e tij Kim Kardashian, ndonëse së fundmi ata kanë bërë ‘paqe’ me njëri-tjetrin.

Scott nuk ka performuar në asnjë ngjarje të madhe muzikore që nga tragjedia ku mbetën 10 të vdekur dhe mijëra të lënduar. Ndërkohë, Kanye nuk është parë në publik që nga 27 marsi.

Rikujtojmë se Travis Scott është zotuar të nderojë viktimat e tragjedisë së Astroworld me anë të një iniciative të re që ai e quan ‘Project HEAL’.

Reperi i “Goosebumps” njoftoi nëpërmjet “Instagram”-it projektin e ri, ku ai thotë se është një iniciativë me shumë nivele që synon të adresojë sfidat me të cilat përballen të rinjtë e sotëm kur bëhet fjalë për bursat akademike, shëndetin mendor dhe sigurinë nëpër evente.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI