Flash

Çmimet Grammy kritika për portretizimin e Virgil Abloh

Lapsi.al 5 April 2022
Çmimet Grammy kritika për portretizimin e Virgil Abloh

Mënyra si Recording Academy – e cila organizon çmimet Grammy – përshkroi dizajnerin e ndjerë Virgil Abloh në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy ka shkaktuar kritika të shumta në rrjete sociale.

Gjatë nderimit të figurës së tij në Grammy 2022, dizajneri i Louis Vuitton dhe themeluesi i Off-White – i cili u nda nga jeta në vitin 2021 për shkak të kancerit – u etiketua si “dizajner i modës hip hop”.

“Virgil Abloh ishte drejtori artistik i veshjeve për burra në Louis Vuitton dhe themeloi një shtëpi mode në Milano,” postoi podkasti “Watching the Throne”.

Edhe pse Abloh punoi me artistë të hip-hopit si Kanye West, kritikët vunë në dukje se ky përshkrim nuk e përfshinte karrierën e tij. Përveç Louis Vuitton dhe markës luksoze italiane Off-White, Abloh punoi me Fendi dhe Nike.

Përdorues të shumtë shkruan në Twitter: “Si u miratua ky përshkrim nga shumë njerëz?”. Të tjerë shtojnë se Grammy ka treguar “mungesë respekti”. Aq më tepër që në tapetin e kuq, yjet botërorë të K-Pop, sensacioni BTS, mbërritën të veshur me Louis Vuitton, krijimet e fundit të Abloh.

Virgil Abloh ishte dizajner, DJ dhe sipërmarrës amerikan, i cili ishte drejtor artistik i koleksionit të veshjeve për burra të Louis Vuitton që nga marsi 2018 derisa u nda nga jeta në nëntor 2021. Abloh ishte gjithashtu drejtori ekzekutiv i labelit me bazë në Milano, Off-White, një shtëpi mode të cilën themeloi në vitin 2012.

Me përvojë në arkitekturë, Abloh i hyri botës së modës përmes street fashion. Në vitin 2009, ai kreu një praktikë te Fendi së bashku me Kanye West. Pas kësaj ai bashkëpunoi me Kanye-n dhe nisi themelimin e Off-White.

Etiketimi si "dizajner i modës hip-hop" minimizon karrierën e Abloh, i cili ishte amerikani i parë me origjinë afrikane që u bë drejtor artistik i një shtëpie mode luksoze franceze dhe në vitin 2018, u cilësua nga revista Time si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktorja e 'Toy Story'

Aktorja Estelle Harris ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesi i saj për 'Us Weekly' i cili zbuloi se aktorja vdiq nga shka...

15:10

Dj i njohur, baba për herë të dytë

Dj i njohur Tiësto ka zbuluar së fundmi se ai dhe bashkëshortja Annika Backes do të bëhen prindër për herë të dytë. Tiësto, emri i vërtetë i të cilit është T...

14:15

Will Smith mund të lërë aktrimin

Will Smith u kthye në personazhin më të komentuar në mbarë botën, pas shuplakës që i dha mikut të tij Chris Rock në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars”. R...

12:01

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI