Flash

Zelensky: Veprimet mizore të ushtrisë ruse po vështirësojnë negociatat

Lapsi.al 4 April 2022
Zelensky: Veprimet mizore të ushtrisë ruse po

Presidenti ukrainas ka thënë se veprimet e fundit të ushtrisë ruse me vrasjen e civilëve ukraimas po i bëjnë negociatat me Moskën më të vështira.

Sipas Reuters, Zelensky ka thënë se veprimet e Rusisë janë krime lufte dhe se duhet të njihen botërisht si akt gjenocidi.

“Këto janë krime lufte dhe do të njihen nga bota si gjenocid”, ka thënë Volodymyr Zelensky.

Më herët Michelle Bachelet, komisionerja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut komentoi rastin tragjik me qindra trupa të pajetë që u gjetën  nga ushtria ukrainase më Bucha, pas tërheqjes së trupave ruse nga atje.

Bachelet tha se të gjithë trupat në Bucha duhet të zhvarrosen dhe të identifikohen për të siguruar që krimet e mundshme të luftës mund të hetohen.

“Jam e tmerruar nga imazhet e civilëve të shtrirë të vdekur në rrugë dhe në varre të improvizuara në qytetin Bucha në Ukrainë”, tha ajo.

Të këshilluara

Spanja sekuestron jahtin e oligarkut rus

Policia ka sekuestruar një jaht në Spanjë që dyshohet se është në pronësi të një oligarku rus, sipas skynews. Agjentët federalë të SHBA-së dhe Garda Civile e...

14:55

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI