Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Vuçiç siguron edhe një mandat tjetër

Lapsi.al 4 April 2022
Vuçiç siguron edhe një mandat tjetër

Presidenti aktual serb, Aleksandër Vuçiç, është fitues i zgjedhjeve të së dielës në Serbi, ku ai u përball me një opozitë që zotohej të luftojë korrupsionin dhe të përmirësojë mbrojtjen e mjedisit.

Presidenti Vuçiç, siguroi kësisoj një mandat të dytë pesë-vjeçar mes premtimit për paqe e qëndrueshmëri, ndërsa agresioni rus në Ukrainë e ka vënë Serbinë nën trysninë e perëndimit për të zgjedhur midis lidhjeve të saj tradicionale me Moskën dhe aspiratave për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.Vëzhguesit thanë se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 19:00, një orë para mbylljes së qendrave të votimit, ishte 54.6 për qind, një rritje e konsiderueshme në krahasim me 44.9 për qind sa ishte në vitin 2020.

Rezultatet e para zyrtare nuk priten para së hënës në mbrëmje, por anketat flasin se presidenti Vuçiç është fitues që në raundin e parë ndërsa i dyti radhitet Zdravko Ponosh, një gjeneral në pension.

Opozita kryesisht bojkotoi zgjedhjet parlamentare në vitin 2020, duke lejuar Partinë Përparimtare Serbe të Aleksandër të Vuçiçit dhe aleatëve të tij të mbajnë 188 vende në parlamentin me 250 deputetë.

Agresioni rus në Ukrainë më 24 shkurt ushtroi ndikim të madh në fushatën në Serbi, e cila është pothuajse tërësisht e varur nga gazi rus, ndërsa ushtria e saj mban lidhje me ushtrinë ruse.

Kremlini gjithashtu mbështet kundërshtimin e Beogradit ndaj pavarësisë së Kosovës.

Megjithëse Serbia mbështeti dy rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë agresionin rus në Ukrainë, ajo refuzoi të vendosë sanksione kundër Moskës.

Një politikan veteran që shërbeu si ministër i Informacionit në fund të viteve të 90-ta në qeverinë e ish presidentit serb, Slobodan Millosheviç, Aleksandër Vuçiç pohon të jetë shndërruar nga një nacionalist i flaktë në një ithtar të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por edhe të neutralitetit ushtarak dhe lidhjeve me Rusinë dhe Kinën.

Opozita dhe organizatat humanitare e akuzojnë atë dhe aleatët e tij për një stil sundimi autokratik, korrupsion, nepotizëm, kontroll të mediave, sulme ndaj kundërshtarëve politikë dhe lidhje me krimin e organizuar. Presidenti Vuçiç dhe aleatët e tij i kanë mohuar vazhdimisht këto akuza.

Shqiptarët në Luginën e Preshevës, kishin mundësinë të zgjedhin mes 20 kandidatëve për deputetë nga “Koalicioni i shqiptarëve të luginës” që udhëhiqet nga Shaip Kamberi i cili deri tani ka mbajtur postin e deputetit dhe “Alternativa Demokratike shqiptare”, që udhëhiqet nga Shqiprim Arifi, ish kryetar i komunës së Preshevës.

Pas zgjedhjeve të vitit 2020, shqiptarët e Luginës së Preshevës janë përfaqësuar me tre deputetë në parlamentin prej 250 vendesh të Serbisë dhe përfaqësuesit politikë shpresojnë që të përsërisin këtë përfaqësim me gjithë ndarjet e brendshme.

Pjesëmarrja në zgjedhjet në rajonin e banuar me shumicë shqiptare ishte e ultë ndërsa vëzhguesit thanë se kutitë e votimit për presidentin e Serbisë ishin pothuajse bosh. /VOA/

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI