Flash

Tiranë/ Hidhnin në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara, arrestohen 5 persona

Lapsi.al 4 April 2022
Tiranë/ Hidhnin në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara,

Finalizohet operacioni policor i koduar “Money Scam” me arrestimin e 5 personave.

Të arrestuarit falsifikonin kartëmonedhave të prerjes 50 euro, të cilat tentonin t'i fusnin në qarkullim në disa subjekte tregtare.

"Operacioni, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Hidhnin në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, vihen në pranga 5 shtetas.

Sekuestrohen sasi të konsiderueshme të kartëmonedhave të prerjes 50 euro, të dyshuara të falsifikuara.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, hidhnin në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Money Scam”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– E. P., 19 vjeç, E. H., 19 vjeç, L. K., 17 vjeç, Xh. Ç., 17 vjeç dhe A. H., 16 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrimi”.

Këta shtetas, pasi blinin kartëmonedha të falsifikuara nëpërmjet rrjeteve sociale, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i hidhnin në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në qytetin e Tiranës.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI