Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Si u ndoq dhe u vra 37-vjeçari Çali tek mbikalimi i Rinasit, dyshohet se s’ishte vetëm në makinë

Lapsi.al 4 April 2022
Si u ndoq dhe u vra 37-vjeçari Çali tek mbikalimi i Rinasit,

Një atentat i mirë menduar ndodhi mbrëmë, në terrin e rrugës dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, pranë Rinasit. Rreth orës 22:30, 37-vjeçari Iljaz Çali po shkonte drejt banesës së tij në Rinas, por një mjet i preu rrugën duke e qëlluar me breshëri kallashnikovi. Dyshohet se autori/ët e këtij krimi ka ditur çdo lëvizje të viktimës, madje e ka ndjekur atë nga pas. Në afërsi të mbikalimit të Rinasit, është hapur zjarr ndaj makinës tip “Land Rover” me të cilën udhëtonte Iljaz Çali. Në momentin që i ‘prenë’ rrugën, Çali mendohet se i është kundërpërgjigjur pasi trupi i tij është gjetur jashtë mjetit, ndoshta dhe në tentativë për t’u ikur ekzekutorëve. Ndaj makinës së viktimës është qëlluar rreth 100 metra në lëvizje, e më pas mendohet se ai ka dalë nga mjeti dhe ka shtënë po ashtu me armë zjarri. Çali u qëllua me 6 plumba, duke humbur jetën nga plagët e marra. Nuk përjashtohet mundësia që në mjet të ketë qenë edhe një person tjetër, për shkak se dera e pasagjerit ka qenë e hapur, megjithatë mund të ketë ndodhur që dera është hapur edhe për shkak të impaktit të përplasjes me bordurën. Kjo mbetet për t’u sqaruar nga grupi hetimor.

Deri më tani një prej pistave që po heton Policia dhe Prokuroria e Tiranës është përplasja për minierat e kromit. Çali prej janarit 2011 disponon 50% të aksioneve në kompaninë Çali-Metal, ndërsa gjysmën tjetër të biznesit e ka vëllai i tij, Zeqir Çali. Po ashtu, i riu ka qenë një prej miqëve më të ngushtë i Gjin Nikës, i vrarë në vitin 2014 po ashtu si pasojë e përplasjes së grupeve për galeritë në Bulqizë. Megjithatë 37-vjeçari dyshohet se mund të jetë përfshirë edhe në botën e drogës, pasi në vitin 2018 u dënua pasi në banesë iu gjetën 682 rrënjë kanabis.  Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bën krehjen e zonës për të kapur autorët, të cilët dyshohet se janë larguar dje në drejtim të Lezhës, megjithatë po zhvillohen kontrolle edhe në Durrës, Elbasan e Lezhë për kapjen e autorëve

Të këshilluara

Vuçiç siguron edhe një mandat tjetër

Presidenti aktual serb, Aleksandër Vuçiç, është fitues i zgjedhjeve të së dielës në Serbi, ku ai u përball me një opozitë që zotohej të luftojë korrupsionin dhe...

08:22

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI