Flash

Kukës/ Borë në zonat malore, rrezik nga rënia e gurëve në rrugë

Lapsi.al 4 April 2022
Kukës/ Borë në zonat malore, rrezik nga rënia e gurëve

Si pasojë e motit me reshje shiu dhe dëbore një ditë më parë, në disa akse ka pasur vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Pranvera duket ende larg në Kukës, ku vazhdojnë reshjet e borës në zonat malore dhe temperaturat e ulëta në qytet. Në Shishtavec, gjithçka është mbuluar nga bardhësia e borës. Veç reshjeve të dëborës në lartësitë mbi 700 metra mbi nivelin e detit reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë zonat e ulëta të  Kukësit gjatë këtyre ditëve.

Sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës Kukës, rrugët nacionale vazhdojnë të jenë nën rrezikun e rënies së gurëve dhe inerteve. Aktualisht të gjitha akset nacionale janë të kalueshme normalisht.  Mungesë të energjisë elektrike ka në fshatrat Shtrezë, në njësinë administrative Grykë-Çaj dhe Bushtricë.

Të këshilluara

Vuçiç siguron edhe një mandat tjetër

Presidenti aktual serb, Aleksandër Vuçiç, është fitues i zgjedhjeve të së dielës në Serbi, ku ai u përball me një opozitë që zotohej të luftojë korrupsionin dhe...

08:22

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI