Flash

Justin Bieber tallet nga fansat për veshjen e tij në Grammy

Lapsi.al 4 April 2022
Justin Bieber tallet nga fansat për veshjen e tij në Grammy

Këngëtari i njohur u ngjit në skenën e Grammy të dielën, për të kënduar këngën e tij hit "Peaches" .

Mirëpo ajo cfarë tërhoqi vëmendjen e fansave ishte veshja e tij:një kapele bejsbolli, xhup me kapuç dhe pantallona lëkure.

"Pantallonat e lëkurës Ross Geller ka veshur Justin Bieber?" një fans pyeti, ndërsa një tjetër shkroi në Twitter: “Justin Bieber apo Ross Geller po performojnë? Bota mund të mos e dijë kurrë.”

Në të vërtetë, "Jam vetëm unë apo m'u duk sikur Justin Bieber huazoi pantallonat prej lëkure të Ross nga Friends?" dukej se ishte pyetja e natës në rrjetet social.

Përveç "Friends", pantallonat e ngushta deri në lëkurë të Bieber-it tërhoqën krahasime të tjera të famshme, duke filluar nga Cher në *NSYNC, ndërsa një përdorues pyeste nëse i kishte pantallonat e tij nga Wet Seal në fillim të viteve 2000.

Justin u nominua për tetë çmime Grammy këtë vit, përfshirë Rekordin e Vitit dhe Këngën e Vitit për "Peaches"./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI