Flash

Fjalimi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në 'Grammy 2022'

Lapsi.al 4 April 2022
Fjalimi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në 'Grammy

Prresidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mori pjesë në 'Grammy 2022' përmes një video-mesazh për të folur për luftën Ukrainë-Rusi.

"Lufta. Çfarë është më e kundërta me muzikën? Heshtja e qyteteve të rrënuara dhe njerëzve të vrarë," tha lideri ukrainas . "Fëmijët tanë vizatojnë raketa fluturuese, jo yje që gjuajnë. Mbi 400 fëmijë janë plagosur dhe 153 fëmijë kanë vdekur. Dhe ne nuk do t'i shohim kurrë duke vizatuar."

Sipas Presidentit Zelenskyy, prindërit në Ukrainë "janë të lumtur që zgjohen në mëngjes - në streha për bomba, por të gjallë. Të dashurit tanë nuk e dinë nëse do të jemi përsëri bashkë."

Duke e lidhur mesazhin e tij me temën muzikore të natës, Presidenti Zelenskyy vazhdoi: "Muzikantët tanë veshin parzmore në vend të kostumeve. Ata u këndojnë të plagosurve. Në spitale. Edhe atyre që nuk mund t'i dëgjojnë. Por muzika do të shpërthejë gjithsesi. Ne mbrojmë lirinë tonë. Të jetojmë, të duam, të tingëllojmë."

Më pas ai rrëfeu se vendi i tij po përballet me "heshtje të tmerrshme" mes situatës së vazhdueshme me Rusinë, duke shtuar: "Mbusheni heshtjen me muzikën tuaj! Mbusheni sot. Për të treguar historinë tonë. Tregoni të vërtetën për këtë luftë në rrjetet tuaja sociale, në TV. Na përkrahni në çfarëdo mënyre që mundeni. Çdo gjë, por jo heshtje. Dhe atëherë do të vijë paqja."

Pas këtij fjalimi, John Legend u ngjit në skenë, së bashku me artistët ukrainas Siuzanna Iglidan, Mika Newton dhe Lyuba Yakimchuk, për të performuar këngën e tij të re "Free". /Lapsi.al

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=4985U0PQ97Y[/embed]

Të këshilluara

Lista e plotë e fituesve në 'Grammy 2022'

Ditën e djeshme u zhvilllua ceremonia e ndarjes së cmimeve 'Grammy Awards 2022'. E organizuar edhe një herë këtë vit nga Trevor Noah, GRAMMY 2022 hapi tapeti...

09:25

Aktori i njohur, baba për herë të parë

Aktori i njohur Shia LaBeouf dhe Mia Goth janë bërë prindër për herë të parë. Çifti u pa duke ecur në Pasadena, Kaliforni duke shtyrë një karrocë fëmijësh  g...

11:10

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI