Flash

Detaje të tjera nga Bucha, gjendet një dhomë torture me 5 civilë të vrarë

Lapsi.al 4 April 2022
Detaje të tjera nga Bucha, gjendet një dhomë torture me 5

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë gjetur një Bucha një dhomë torture të përdorur nga ushtarët rusë. Në dhomë u gjetën edhe trupat e pajetë të pesë civilëve të cilët ishin të përkulur me duart e lidhura pas shpinës.

Lajmin e bën të ditur agjencia UNIAN. Sipas raportimeve, trupat ruse kanë përdor për tortura bodrumin e një sanatorium lokal për fëmijë të quajtur “Radiant”.

Ndërkohë, ministria e Jashtme ruse ka deklaruar se pamjet e civilëve të vdekur në Bucha janë një komplot i  SHBA-së për të fajësuar Rusinë, shkruan skynews.

“Kush janë mjeshtrat e provokimit? Sigurisht që Shtetet e Bashkuara dhe NATO,” tha zëdhënësja e ministrisë Maria Zakharova.

Ajo tha se reagimi  i menjëhershëm i Perëndimit mbi pamjet e civilëve të vdekur kishte qenë pjesë e një plani për të dëmtuar reputacionin e Rusisë.

Të këshilluara

Pushtuesit rusë largohen nga rajoni i Sumy

Pushtuesit rusë po largohen nga rajoni Sumy, tha në Telegram kreu i administratës ushtarake rajonale, Dmytro Zhyvytskyi. Sipas tij , trupat ruse filluan të...

09:31

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI