Flash

Cardi B zbulon arsyen e mungesës në 'Grammy Awards 2022'

Lapsi.al 4 April 2022
Cardi B zbulon arsyen e mungesës në 'Grammy Awards 2022'

Reperja e njohur, Cardi B ka zbuluar së fundmi arsyen e mungesës së saj në 'Grammy Awards'.

Përmes rrjetit të saj social, Instagram, Cardi deklaroi se mori disa kritika nga ndjekësit për mospjesëmarrjen në shfaqjen e çmimeve. Gjithashtu ajo tregoi se u detyrua të mbyllte llogarinë në Twitter pasi disa filluan të ofendonin dy fëmijët e saj me bashkëshortin Offset.

"Përse do të shkoja në çmime?" pyeti ajo në një video tetë minutëshe duke adresuar komentet e urrejtjes. "A kam ndonjë muzikë të re? Pse të paraqitem me një nominim?"

Reperja shtoi se anashkaloi çmimet Grammy sepse ishte duke punuar për muzikë të re, duke u thënë shikuesve: "Duhet të përgatitem sot dhe duhet të përgatitem nesër. Kështu të martën, do të përfundoj albumin.

"Unë do të bëj një tapet të kuq së shpejti dhe do të jetë shumë bukur , por nuk më pëlqen kur disa idiot më sulmojnë për të bërë disa komente dhe më quajnë dembele. "Një gjë që unë e urrej është kur njerëzit më quajnë dembele sepse punoj shumë.Gjithashtu ju që kaluat në ofendime për djalin tim, ju uroj më të keqen".

Cardi mori pjesë në çmimet e saj të para Grammy në 2019, kur ajo bëri histori si fituesja e parë femër solo që mori trofeun për albumin më të mirë Rap. Artistja e Invasion of Privacy ishte edhe në Grammy të vitit të kaluar, duke performuar këngën e saj hit "WAP" me Megan Thee Stallion./Lapsi.al

Të këshilluara

Lista e plotë e fituesve në 'Grammy 2022'

Ditën e djeshme u zhvilllua ceremonia e ndarjes së cmimeve 'Grammy Awards 2022'. E organizuar edhe një herë këtë vit nga Trevor Noah, GRAMMY 2022 hapi tapeti...

09:25

Aktori i njohur, baba për herë të parë

Aktori i njohur Shia LaBeouf dhe Mia Goth janë bërë prindër për herë të parë. Çifti u pa duke ecur në Pasadena, Kaliforni duke shtyrë një karrocë fëmijësh  g...

11:10

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI