Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Zgjedhjet në Serbi/ Analiza e VOA: Populistët pritet të ruajnë pushtetin

Lapsi.al 3 April 2022
Zgjedhjet në Serbi/ Analiza e VOA: Populistët pritet të

Në Serbi po mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare e presidenciale dhe për pushtetin lokal në një palë votime që ka të ngjarë të mbajnë në pushtet një qeveri populiste në vendin ballkanik, që ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. Rreth 6.5 milionë votues zgjedhin presidentin, një parlament të ri dhe autoritetet lokale në Beograd si dhe në një duzinë qytetesh dhe komunash të tjera.

Anketat e opinionit parashikojnë se presidenti, Aleksandër Vuçiç, do të fitojë një mandat tjetër pesëvjeçar dhe se Partia e tij Përparimtare Serbe e krahut të djathtë, do të dominojë sërish parlamentin 250 vendesh. Por, grupet opozitare kanë një shans për të fituar shumicën në Beograd, thonë analistët. Kjo do t’i jepte një goditje të rëndë sundimit dhjetvjecar të paprekshëm të populistëve në Serbi. Aleksandër Vuçiç, një ish-ultranacionalist që është mburrur për lidhjet e ngushta me presidentin rus Vladimir Putin, është përpjekur të portretizojë veten si garantues i qëndrueshmërisë mes trazirave që po shpërthejnë në Evropë.

Në vendin që kaloi një seri luftërash në vitet 1990 dhe një bombardim të NATO-s në vitin 1999, frika e përhapjes së një konflikti i shkoi për shtati presidentit Vuçiç.

Megjithëse Serbia kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, presidenti Vuçiç ka forcuar lidhjet e ngushta me Rusinë dhe Kinën, duke llogaritur në pakënaqësinë e serbëve ndaj perëndimit për shkak të bombardimeve të NATO-s që i dhanë fund luftës në Kosovë. Serbia ka mbështetur një rezolutë të Kombeve të Bashkuara që dënon agresionin rus në Ukrainë, por Beogradi nuk u është bashkuar sanksioneve kundër Moskës, një aleate historike sllave.

Grupet opozitare gjithashtu janë përmbajtur kryesisht nga mbrojtja publike e një linje më të ashpër ndaj Moskës. Rusia mbështet pretendimin e Serbisë për Kosovën, e cila shpalli pavarësinë e saj me mbështetjen e perëndimit në vitin 2008. Pas bojkotimit të votimeve të vitit 2020, partitë kryesore të opozitës thonë se zgjedhjet e sotme janë gjithashtu larg të qenit të lira dhe të drejta për shkak të dominimit të Vuçiçit mbi mediat kryesore dhe institucionet shtetërore.

Shqiptarët në Luginën e Preshevës synojnë tri vende në parlamentin serb

Shqiptarët në Luginën e Preshevës, do të zgjedhin mes 20 kandidatëve për deputetë nga “Koalicioni i shqiptarëve të luginës” që udhëhiqet nga Shaip Kamberi i cili deri tani ka mbajtur postin e deputetit dhe “Alternativa Demokratike shqiptare”, që udhëhiqet nga Shqiprim Arifi, ish kryetar i komunës së Preshevës.

Pas zgjedhjeve të vitit 2020, shqiptarët e Luginës së Preshevës janë përfaqësuar me tre deputetë në parlamentin prej 250 vendesh të Serbisë dhe përfaqësuesit politikë shpresojnë që të përsërisin këtë përfaqësim me gjithë ndarjet e brendshme.

Serbët e Kosovës votojnë në Serbi

Qytetarët serbë nga Kosova votojnë në tri komuna në jug te Serbisë, meqë qeveria e Kosovës nuk lejoi mbajtjen e zgjedhjeve serbe brenda territorit të saj. Qeveria e Kosovës tha se nuk arriti një marrëveshje me Serbinë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, meqë Beogradi refuzoi që qeveria serbe t’i drejtohet me kërkesë qeverisë së Kosovës. Presidenti serb tha se Kosova synoi që përmes zgjedhjeve të sigurojë njohjen e pavarësisë së saj nga Serbia.

Në të kaluarën zgjedhjet e Serbisë në Kosovë janë lehtësuar nga misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë i cili që nga viti 2002 ka bërë mbledhjen e votave. /VOA

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI