Flash

Akuzohen për shitje lëndëdh narkotike, arrestohen dy persona në Vlorë

Lapsi.al 3 April 2022
Akuzohen për shitje lëndëdh narkotike, arrestohen dy persona

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi akuzohen për  shitje të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se të arrestuarit janë një 35 vjeçar me iniciale M.Ç., të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar një lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Gjithashtu i arrestuar është edhe një 37 vjeçar banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të banesës nga shërbimet e Policisë, ju gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike, e dyshuar Cannabis Sattiva.

“Specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” shtetasin M. Ç., 35 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të automjetit nga shërbimet e Policisë, ju gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike, e dyshuar kokainë.

Po nga Specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve u procedua penalisht për veprën penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi B. P.,  37 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të banesës nga shërbimet e Policisë, ju gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike, e dyshuar Cannabis Sattiva”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI