Flash

Ukrainasit rimarrin të gjithë rajonin e Kievit

Lapsi.al 2 April 2022
Ukrainasit rimarrin të gjithë rajonin e Kievit

Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Malyar, ka njoftuar se forcat ukrainase kanë rimarrë në kontroll të gjithë rajonin e Kievit.

“Irpin, Bucha, Gostomel dhe i gjithë rajoni i Kievit është çliruar nga pushtuesi”, shkroi Malyar në Facebook mbrëmjen e së shtunës.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, autoritetet ukrainase kishin njoftuar se ushtria ruse ishte tërhequr nga aeroporti i Hotomelit, pranë Kievit, i cili ka qenë një nga fushëbetejat më të ashpra mes palëve që prej 24 shkurtit, kur nisën bombardimet e para. Hostomel është një qytet i vogël dhe me rëndësi strategjike. Para luftës, ai ishte “shtëpia” e avionit më të madh të mallrave në botë, i cili u shkatërrua totalisht, ndërsa ky aeroport ishte edhe një bazë mjaft e rëndësishme ajrore ushtarake për Ukrainën.

Të këshilluara

Gazetari rus gjendet i vdekur në Ukrainë

Gazetari rus Andrey Babitsky , ish-kritik i ashpër i presidentit Putin, i cili ka mbështetur autoritetet ruse që nga viti 2014, ka vdekur në moshën 57-vjeçare, ...

20:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI