Flash

Ilary Blasi flet për krizën e supozuar me Francesco Tottin

Lapsi.al 2 April 2022
Ilary Blasi flet për krizën e supozuar me Francesco Tottin

Ilary Blasi rikthehet për të folur për krizën e supozuar me Francesco Tottin, një thashethem që pushtoi mediat disa javë më parë. Pasi lajmi, ku thuhej se ai e kishte tradhtuar ndërsa ajo kishte flirtuar me një koleg, bëri një bujë të madhe, nuk kaloi shumë kohë para se të mohohej nga të dy. Prezantuesja e njohur e ka prekur sërish këtë çështje në një intervistë për programin Belve, në Rai2.

Gazetarja e pyeti për foton ku duket një vajzë në stadium pak metra larg Tottit, që ishte edhe origjina e lajmit për tradhtinë e pretenduar.

"Unë kisha gjëra të tjera për të menduar në atë moment..." -shprehet Blasi.

Gazetarja e pyeti gjithashtu për mundësinë e një komploti pas thashethemeve, hipotezë që ajo vetë e kishte imagjinuar, por nuk e pyeti veten nga kush.

“Jo, nuk do të kem kurrë siguri, është e lehtë të drejtosh gishtin tek emrat e zakonshëm…” -thotë Ilary.

E pyetur nëse do mund t'i mbijetonte historia e tyre e dashurisë një tradhtie, përgjigja e Blasit ishte e prerë:

“Jo, as nga ana e njëri dhe as e tjetrit”.

Ndërkohë, Francesco Totti po qëndron i heshtur. Fjalët e fundit për këtë çështje ishin ato që tha në videon e xhiruar jashtë restorantit ku sapo kishte darkuar me gjithë familjen e tij.

Të këshilluara

Jim Carrey drejt përfundimit të karrierës

Pasi luajti në mbi 50 filma dhe pothuajse 20 shfaqje televizive, Jim Carrey duket se është gati të tërhiqet nga karriera e tij legjendare e aktrimit pas 40 vite...

15:40

Eneda Tarifa drejt fejesës

Eneda Tarifa, ka festuar mbrëmjen e djeshme 40-vjetorin e saj të lindjes, ku ishin të ftuar shumë personazhe të famshëm të ‘showbiz’-it shqiptar, ku mes të cilë...

13:27

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI