Flash

Emeli Sande pas divorcit 10-vjeçar, identifikohet si biseksuale

Lapsi.al 2 April 2022
Emeli Sande pas divorcit 10-vjeçar, identifikohet si biseksuale

Këngëtarja e "Read All About It", Emeli Sande ka treguar se është në një lidhje me një grua.

Sande më parë ka qenë e martuar me biologun detar, Adam Gouraguine, përpara se çifti të ndahej pas më shumë se 10 vitesh së bashku. Ajo ka qenë gjithashtu e lidhur me reperin Jonathan Kabamba.

Tani këngëtarja ka rënë në dashuri me një pianiste klasike, të cilën e takoi ndërkohë që po mësonte vetë për muzikën klasike.

"Pa dyshim që ndihem më e lumtur se kurrë. Ndihem mirë," tha ajo për Metro. "Për mua, dashuria e vërtetë dhe të kesh dashuri në jetën tënde bën që gjithçka të përshtatet në vendin e vet."

Ajo foli gjithashtu se sa e vështirë është të mos kesh dikë për të ndarë arritjet ose për të të mbështetur. Por tani, Sande tha se ndihet "shumë e përmbushur" duke shtuar:

"Unë gjithmonë do ta dua muzikën dhe e dua karrierën time, por tani thjesht ndjej se pavarësisht asaj që ndodh, unë thjesht mund të shijoj jetën dhe të jem vërtet e lumtur".

E pyetur nëse ajo identifikohet tani si biseksuale, Sande u përgjigj:

"Nuk jam e sigurt se çfarë identifikohem, por mendoj se po. Thjesht ndihem sikur duhet të dashurohem me këdo që bie dashuri."

Së fundmi, Sande zbuloi videon e këngës së saj të re, There Isn't Much, e cila shfaq talentet e një grupi kërcimtarësh nga komuniteti LGBT+.

Të këshilluara

Ky është premtimi i Kanye për Kim

Kanye dhe Kim s’janë më bashkë dhe interneti u mor gjerë e gjatë me divorcin e tyre. Teksa Kim shijon romancën e saj të re me Pete Davidson, po ashtu Kanye k...

14:23

Jim Carrey drejt përfundimit të karrierës

Pasi luajti në mbi 50 filma dhe pothuajse 20 shfaqje televizive, Jim Carrey duket se është gati të tërhiqet nga karriera e tij legjendare e aktrimit pas 40 vite...

15:40

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI