Flash

“Ai është një kriminel lufte”/ Ish-kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare: Duhet të lëshohet urdhër-arresti ndërkombëtar për Putin

Lapsi.al 2 April 2022
“Ai është një kriminel lufte”/ Ish-kryeprokurorja e

Ish-kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale Carla Del Ponte tha se duhet të lëshohet një urdhër-arresti ndërkombëtar për presidentin rus Vladimir Putin. Në një intervistë për gazetën zvicerane “Le Temps”, Carla Del Ponte tha se Putini është një kriminel lufte. Ish-kryeprokurorja ka thënë se lëshimi i urdhërarrestit nuk do të nënkuptonte që domosdoshmërisht se Putin do të arrestohej, por thotë se ai është i vetmi instrument që lejon të arrestohen autorët e krimeve të luftës dhe të nxirren para Gjykatës.

Është mjeti i vetëm ekzistues që lejon autorin e një krimi lufte të arrestohet dhe të sillet para GJNP. Putini nuk do të futet domosdoshmërisht në burg pas lëshimit të urdhrit të arrestit. Nëse ai qëndron në Rusi, ai nuk do të arrestohet kurrë. Por do të ishte e pamundur për të të largohej nga vendi i tij dhe do të ishte një sinjal i fortë se ai ka shumë shtete kundër”, tha ajo.

Del Ponte po ashtu u shpreh e tronditur nga varret masive në Ukrainë, sidomos në zonën e Mariupolit.

“Shpresoja të mos shihja më kurrë varreza masive. Këta njerëz të vdekur kanë të dashur që as nuk e dinë se çfarë po ndodh me ta. Kjo është e papranueshme.”, tha ajo. 

Carla del Ponte është shumë e njohur për hetimet e saj mbi krimet e luftës në Ruandë dhe ish-Jugosllavi, si dhe për të shërbimin për vite të tëra në komisionin hetimor të OKB-së për abuzimet mbi drejtat në luftën në Siri.

Të këshilluara

Gazetari rus gjendet i vdekur në Ukrainë

Gazetari rus Andrey Babitsky , ish-kritik i ashpër i presidentit Putin, i cili ka mbështetur autoritetet ruse që nga viti 2014, ka vdekur në moshën 57-vjeçare, ...

20:07

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI