Flash

U fol për një tërheqje/ NATO: Forcat ruse po rigrupohen për sulm

Lapsi.al 1 April 2022
U fol për një tërheqje/ NATO: Forcat ruse po rigrupohen për

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se forcat ruse janë duke u rigrupuar në Ukrainë për të rritur sulmet në lindje të shtetit. Mbretëria e Bashkuar ka thënë se Rusia është duke dërguar mes 1,200 deri në 2,000 trupa, nga Gjeorgjia në Ukrainë, si përforcime. Moska ka thënë të martën se do të zvogëlojë aktivitetet ushtarake në veri të Ukrainës dhe do të fokusohet në “çlirim” të rajonit Donbas në juglindje. Stoltenberg ka thënë se synimi rus për të pasur rezultate ushtarake, nuk ka ndryshuar ende.

“Ne shohim bombardime të vazhdueshme të qyteteve dhe ne shohim se Rusia është duke ripozicionuar disa trupa, duke i lëvizur disa, me shumë mundësi që të rrisë përpjekjet në rajonin Donbas. Në të njëjtën kohë, Rusia mban presionin mbi Kiev dhe qytete tjera. Ne mund të presim veprime tjera në kuadër të ofensivës”, ka thënë ai.

 

Biden: Nuk ka prova të qarta për tërheqjen e Rusisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./REL

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI