Flash

OKB: Tragjedia duhet të ndalet, mbi 4 milion ukrainas janë larguar

Lapsi.al 1 April 2022
OKB: Tragjedia duhet të ndalet, mbi 4 milion ukrainas janë larguar

Mbi 4.1 milionë civilë janë larguar deri më tani nga Ukraina e shkatërruar nga lufta, sipas një deklaratë të UNHCR, agjencia e OKB-së për refugjatët, shkruan skynews.

Sipas të dhënave të fundit, 4,102,876 ukrainas janë larguar nga vendi që nga muaji i kaluar. Gratë dhe fëmijët përbëjnë 90% të personave që janë larguar për ti shpëtuar agresionit rus.

“Ata janë detyruar të largohen për të shpëtuar veten, kanë lënë shtëpitë e tyre dhe janë detyruar të ndahen nga familja.

Kjo tragjedi duhet të ndalet”, tha UNHCR.

Kjo vjen pas njoftimit të autoriteteve të Kievit se të paktën 148 fëmijë janë vrarë në sulmet ajrore ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI