Flash

Ndahet nga jeta fotografi i famshëm Patrick Demarchelier

Lapsi.al 1 April 2022
Ndahet nga jeta fotografi i famshëm Patrick Demarchelier

Patrick Demarchelier, një nga fotografët më të dashur dhe më të njohur në botën e modës, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga përfaqësuesit e Demarchelier, të cilët njoftuan vdekjen e tij me anë të n jë postimi “Instagram”.

“Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Patrick Demarchelier më 31 mars 2022, në moshën 78-vjeçare. Ai la pas gruan e tij Mia, tre djemtë e tij Gustaf, Arthur, Victor dhe tre nipër e mbesa.”, shkruhej në njoftim.

Patrick Demarchelier ka fotografuar figura të famshme si Princesha Diana, Beyonce, Madonna, Bella Hadid dhe Jennifer Lopez

Modelja e njohur Bella Hadid postoi në “Instagram”:

“Jam mirënjohëse që pata fatin të jem para kamerës tuaj. Më legjendari, i butë por plot jetë. Do të më mungosh Patrick. U prefsh në paqe.“

Përpos kësaj, ai ka punuar edhe në fushata reklamuese për “Dior”, “Chanel”, “Yves Saint Laurent” dhe “Carolina Herrera”.

Fotoja princesh Dianës e fotografit francez u shfaq në kopertinën e “Vogue” në vitin 1991.

Në vitin 2018, Demarchelier u akuzua për sulme seksuale ndaj modeleve dhe një asistenteje, të cilën ai e mohoi.

Firma e revistës “Conde Nast”, e cila zotëron “Vogue”, pezulloi punën me fotografin.

Të këshilluara

Eneda Tarifa drejt fejesës

Eneda Tarifa, ka festuar mbrëmjen e djeshme 40-vjetorin e saj të lindjes, ku ishin të ftuar shumë personazhe të famshëm të ‘showbiz’-it shqiptar, ku mes të cilë...

13:27

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI