Flash

Lehtësohen masat kundër Covid-19, Franca fut Shqipërinë në listën e vendeve jeshile

Lapsi.al 1 April 2022
Lehtësohen masat kundër Covid-19, Franca fut Shqipërinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Franca e ka futur Shqipërinë në listën e vendeve jeshile. Nga njoftimi mësohet se të gjithë shtetasit shqiptarë do të lejohen të hyjnë në Francë, pa pasur nevojë për një arsye madhore, pasi të kenë plotësuar disa kushte. Kushtet e vendosura janë:

  • Të jenë të pajisur me vërtetimin e kryerjes së ciklit të plotë të vaksinimit prej të paktën 28 ditësh për vaksinën me dozë unike Janssen dhe 7 ditësh të 2 dozave të vaksinave Pfizer/Comirnaty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria/Covishield. Cikli quhet i përfunduar kur vaksina e fundit është bërë jo më herët se 9 muaj nga data e hyrjes në Francë.
  • Të jenë të pajisur me rezultatin e një testi PCR negativ / 72 orë ose testi antigjenik negativ / 48 orë.
  • Të jenë të pajisur me provën e shërimit nga Covid19 (test PCR ose Antigjeni pozitiv, prej jo me pak se 11 ditësh dhe jo më shumë se 6 muajsh nga data e hyrjes në Francë).

Fëmijët deri 12 vjeç janë të përjashtuar nga ky detyrim.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI