Flash

Konfirmohet në detyrë drejtuesi i prokurorisë së Lezhës

Lapsi.al 1 April 2022
Konfirmohet në detyrë drejtuesi i prokurorisë së Lezhës

Këshilli i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyre drejtuesin e Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj.

Vendimi u dha këtë të premte nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Brunilda Bekteshin, ndërsa në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs. Erjon Shehaj e ka nisur punën si prokuror në vitin 2012 dhe që prej asaj kohe është pjesë e prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë në Lezhë.

Më herët, ai ka qenë oficer i policisë gjyqësore në ish-Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërsa gjatë punës së tij si prokuror në Lezhë ka hetuar një sërë çështjesh të rëndësishme, përfshirë dhe tjetërsimin e pronave në zonen e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku u prangosën disa persona, mes të cilëve dhe zyrtar publik.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI