Flash

Cila është gënjeshtra më e famshme e 1 Prillit?

Lapsi.al 1 April 2022
Cila është gënjeshtra më e famshme e 1 Prillit?

Dita e 1 Prillit e njohur si "Dita e Gënjeshtrave", është padyshim një nga ditët më të përfolura të vitit. Origjinat e saj janë të pazbardhura mirë, por kjo nuk përbën pengesë që njerëzit ta konsiderojnë si ditë, në të cilën gënjejnë njëri-tjetrin. Ata që gënjejnë dhe gënjehen në 1 Prill, quhen sipas traditës “Budallenjtë e Prillit”.

Por e kujt ishte ideja për ta shpallur 1 Prillin ditën e gënjeshtrave?

Deri në shekullin e 18, paraardhësit tanë e kanë trajtuar këtë ditë si një festim të lidhur me ndërrimin e stinëve, ndërsa të tjerë besonin se rëndësia e saj vjen nga adaptimi i një kalendari të ri. Një nga literaturat e para që i referohet 1 Prillit si "Dita e Gënjeshtrave", tregon për një fabul, sipas të cilës një gjel mendjemadh u gënjye nga një dhelpër në 1 Prill. Sigurisht që sensi i humorit nga vitet e hershme e deri tani, ka ndryshuar shumë.

1 Prilli festohet në shumë vende të botës. Në Poloni e Iran janë tipike lojërat e shakatë pa masë. Në Kanadanë frëngjisht-folëse njerëzit i ngjisin njeri tjetrit në shpinë letra në formë peshku, kurse në Filipine, shakaxhinjtë lyejnë me dyll në të pasme “viktimat” e tyre.

Por, 1 Prilli nuk ka të njëjtin kuptim në të gjithë botën. Në Skoci njihet si dita e njerëzve egoistë, kurse në Iran i referohet një festivali kulturor.

Cila është gënjeshtra më e famshme e 1 Prillit?

BBC njihet për një nga këto. Në 1957, mijëra shikues besuan një raport të publikuar në gjigantin e informimit, sipas të cilit, shkencëtarët kishin zbuluar në Zvicër, pemë që prodhonin makarona. Në 2012 Louis Tomlinson i grupit muzikor One Direction, gënjeu fansat, duke u thënë se do të bëhej baba.

Shakaja më e çmendur konsiderohet ajo e një gruaje amerikane që u arrestua nga policia, pasi deklaroi se kishte vrarë burrin e saj.

Të këshilluara

Eneda Tarifa drejt fejesës

Eneda Tarifa, ka festuar mbrëmjen e djeshme 40-vjetorin e saj të lindjes, ku ishin të ftuar shumë personazhe të famshëm të ‘showbiz’-it shqiptar, ku mes të cilë...

13:27

Demi Moore në një lidhje të re dashurie

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se aktorja Demi Moore është në një romancë dashurie me kuzhinierin,Daniel Humm. Sipas 'Page Six',Demi dhe Humm  i cil...

09:02

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI