Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Pasojat me të cilat mund të përballet Will Smith pas incidentit në Oscars

Lapsi.al 1 April 2022
Pasojat me të cilat mund të përballet Will Smith pas incidentit

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka dënuar së fundmi veprimet e Will Smith gjatë Oscars  dhe nisi një hetim për goditjen e tij me shuplakë ndaj prezantuesit Chris Rock.

Në një deklaratë të hënën, The AMPAS tha: “Akademia dënon veprimet e zotit Smith në shfaqjen e mbrëmshme. Ne kemi filluar zyrtarisht një shqyrtim zyrtar rreth incidentit dhe do të shqyrtojmë veprimet dhe pasojat e mëtejshme në përputhje me aktet nënligjore, standardet e sjelljes dhe ligjin e Kalifornisë.” Një mbledhje urgjente e bordit të guvernatorëve të Akademisë është thirrur për të mërkurën.Pasojat e mundshme për një sjellje të tillë përfshijnë përjashtimin, qortim publik ose privat dhe revokimin e çmimeve të Akademisë të fituara nga një shkelës.

Disa anëtarë të Akademisë, si shkrimtari-producent Marshall Herskovitz, kërkuan që akademia të marrë masa disiplinore kundër Smith. “Ai turpëroi gjithë komunitetin tonë sonte”, shkroi Herskovitz në Twitter. Ndërsa, Whoopi Goldberg, një anëtare e bordit të guvernatorëve deklaroi të hënën në The View: "Ne nuk do t'ia marrim  Oscar. Do të ketë pasoja, jam e sigurt.”

Incidenti ndodhi pas batutës që komediani,Chris Rock bëri ndaj stilit të flokëve të  Jada Pinkett e cila vuan nga alopecia.Menjëherë pas shakasë, Will u ngjit në skenë dhe goditi me shuplakë Chris. Ai filloi t'i bërtiste: "Mbaj emrin e gruas time larg nga goja jote e ndyrë". Pasi fitoi cmimin si aktori më i mirë për rolin  në “King Richard”, ai kërkoi falje publike të hënën për aktin e tij të dhunës ndaj Rock.

“Do të doja të të kërkoja falje publike, Chris”, shkroi Smith . “Gabova. Jam i turpëruar dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i mashkullit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie.”/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Demi Moore në një lidhje të re dashurie

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se aktorja Demi Moore është në një romancë dashurie me kuzhinierin,Daniel Humm. Sipas 'Page Six',Demi dhe Humm  i cil...

09:02

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI