Flash

60-vjetori i Rolling Stones vjen me 4 dokumentar të rinj

Lapsi.al 1 April 2022
60-vjetori i Rolling Stones vjen me 4 dokumentar të rinj

Historia e një prej grupeve legjendare të rock and roll-it, “Rolling Stones” vjen e rrëfyer me katër dokumetarë të rinj nga BBC. Në kuadër të 60-vjetorit të interpretimit të parë të bandës, historia e krijimit të saj vjen nga kënvështrimi i secilit anëtar.

60-vjetori i “Rolling Stones” do të shënohet me katër dokumentarë të rinj të BBC-së që tregojnë historinë e grupit nga këndvështrimi i secilit anëtar. Legjendat e rock-ut performuan për herë të parë më 12 korrik 1962 në Marquee Jazz Club të Londrës.

Intervistat e reja do të shfaqen në dokumentarë të veçantë për një orë për Sir Mick Jagger, Keith Richards dhe Ronnie Wood. Do të prezantohet gjithashtu një material i ngjashëm duke përdorur intervista arkiv dhe homazhe për bateristin e ndjerë Charlie Watts, i cili vlerësohet si shtylla ritmike e grupit.

Ai ndërroi jetë gushtin e kaluar në moshën 80-vjeçare. Grupi vazhdoi të luante drejtpërdrejt me Steve Jordan në bateri dhe do të luajë një turne përvjetor në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë në qershor dhe korrik.

Seria e dokumentarëve me katër pjesë të titulluar” My Life As A Rolling Stone”, sezoni i BBC do të përfshijë një dokumentar në Radio 2 të titulluar “Rolling ëith The Stones”, me intervista dhe performanca të rralla.

Formacioni klasik i grupit përfshinte gjithashtu Brian Jones, i cili vdiq në 1969; ndërsa Bill Wyman u bashkua në fund të 1962 para se të largohej në 1993.

“Rolling Stones” ishin në krye të grupeve që u bënë popullorë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1964 dhe u identifikuan si frymëzim për të rinjtë rebelë të viteve 1960.

Grupi arriti kulmin me albumin “Satanik Majesties Request” (1967, ‘Beggars Banquet’ (1968), e cila së bashku me pasardhësit ‘Let It Bleed’ (1969), ‘Sticky Fingers’ (1971) dhe ‘Exile on Main St'(puna më e mirë e grupit) e cila shihet si “Epoka e Artë” e tyre.

Të këshilluara

Jim Carrey drejt përfundimit të karrierës

Pasi luajti në mbi 50 filma dhe pothuajse 20 shfaqje televizive, Jim Carrey duket se është gati të tërhiqet nga karriera e tij legjendare e aktrimit pas 40 vite...

15:40

Eneda Tarifa drejt fejesës

Eneda Tarifa, ka festuar mbrëmjen e djeshme 40-vjetorin e saj të lindjes, ku ishin të ftuar shumë personazhe të famshëm të ‘showbiz’-it shqiptar, ku mes të cilë...

13:27

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI