Flash

Shijak/ Aksident në punë, 30-vjeçari ndërron jetë në firmën e babait

Lapsi.al 31 March 2022
Shijak/ Aksident në punë, 30-vjeçari ndërron jetë

Një 30-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është aksidentuar duke punuar me vinçin në ambientet e firmës së të atit.

Mësohet se viktima është Elion Dervishi, i biri i pronarit të firmës,  Arben Dervishi. Bëhet fjale për një firmë mermeri në Shijak, kompania “Jonari Shpk”.

Policia dhe Inspektorati i Punës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për të hetuar kushtet e punës dhe rrethanat në të cilat është aksidentuar 30-vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

"Rreth orës 08:30, në lagjen Kodër Shijak, në ambientet e firmës me administrator shtetasin A. D., është aksidentuar duke punuar me vinç, shtetasi E. D., 30 vjeç (djali i shtetasit A. D.), banues në Shijak, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Sipas MeteoAlb kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të përfshijnë gjithë vendin tonë duke sjellë vranësira të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu ...

07:22

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI