Flash

Po puntonte me vinç, aksidentohet për vdekje i riu në Shijak

Lapsi.al 31 March 2022
Po puntonte me vinç, aksidentohet për vdekje i riu në Shijak

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shijak. Një 30-vjeçar është aksidentuar duke punuar me vinç dhe si pasojë ka humbur jetën. Sipas policisë vendore, aksidenti në punë u regjistrua rreth orës 08:30, në lagjen Kodër Shijak, në ambientet e firmës me administrator shtetasin A. Dervishi.

I biri i administratorit ka qenë duke punuar me vinç kur është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Babë e bir kishin një firmë mermeri në Shijak, ku punonin së bashku. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Sipas MeteoAlb kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të përfshijnë gjithë vendin tonë duke sjellë vranësira të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu ...

07:22

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI