Anëtari i grupit 'The Wanted', Tom Parker ka ndërruar jetën në moshën 33 vjecare.
Lajmi u konfirmua nga gruaja e tij , Kelsey e cila njoftoi në Instagram se ai humbi betejën me kancerin në tru.
“Me trishtim konfirmojmë se Tom ndërroi jetë paqësisht më herët sot me gjithë familjen pranë tij. Ne jemi zemërthyer.Tom ishte qendra e botës sonë dhe ne nuk mund ta imagjinojmë jetën pa buzëqeshjen e tij infektive dhe praninë energjike.Jemi vërtet mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen tuaj dhe kërkojmë që të gjithë të bashkohemi për të siguruar që drita e Tomit të vazhdojë të shkëlqejë për fëmijët e tij të bukur,Ai luftoi deri në fund. Jam përgjithmonë krenare për ty ,Tom”, shkruajti Kelsey në postim.
Këngëtari u diagnostikua me një tumor të trurit të paoperueshëm të njohur si glioblastoma në tetor 2020, duke e ndarë lajmin përmes Instagramit.
“Ne të gjithë jemi absolutisht të shkatërruar, por do ta luftojmë këtë deri në fund”, shkroi ai. “Ne nuk duam trishtimin tuaj, duam vetëm dashuri dhe pozitivitet dhe së bashku do të rrisim ndërgjegjësimin për këtë sëmundje të tmerrshme dhe do të kërkojmë të gjitha opsionet e disponueshme të trajtimit. Do të jetë një betejë e vështirë, por me dashurinë dhe mbështetjen e të gjithëve ne do ta mposhtim këtë”.
Tom iu bashkua The Wanted në vitin 2009 dhe grupi vazhdoi të publikonte hite, duke përfshirë "Glad You Came", "All Time Low" dhe "I Found You". Ai ishte gjithashtu një DJ dhe luajti Danny Zuko në një turne muzikor "Grease" në MB në 2017.Grupi bëri një pauzë në 2014, por u ribashkuan në 2021 për një album me hitet më të mëdha dhe një koncert bamirësie në Londër në mbështetje të Parker./Lapsi.al