Flash

"Mos u tallni me pensionistët"/ Berisha nga Kuvendi: Nuk kanë lekë për ilaçe dhe ushqime, ju paguani aferat

Lapsi.al 31 March 2022
"Mos u tallni me pensionistët"/ Berisha nga Kuvendi: Nuk

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka komentuar ngjarjet e fundit si dhe urdhër arresteve të lëshuara nga SPAK. Në fjalën e tij para Kuvendit, ish-lideri demokrat me ironi vërejti se qeveria Rama ka mjaftueshëm para për të paguar aferat korruptive të inceneratorëve, por nuk ka të holla për të ndihmuar pensionistët që po vuajnë pasojat e krizës së çmimeve. Sipas Berishës, fondi i caktuar për ndihmesën e qytetarëve në këtë periudhë të vështirë për vendin, nuk është asgjë krahasuar me fondet e depozituara për 'mbështetjen' e organizatave kriminale.

"Ju depozitoni fonde në këtë organizatë kriminale sepse ju jeni vetë, ma thoni çfarë ka organizata kriminale më shumë?! Kjo është kriza. Pensionistët sipas INSTAT ushqimet janë rritur me 7.3%, pensionisti me ato pak lek që merr i shkojnë ushqime dhe ilace, mos u tallni me ata. Sepse pensioni nuk të del për asgjë tjetër. Asgjë nuk blejnë dot as ushqime as ilaçe.

Sot ata marrin 4 % më pak ushqime. Kush e shkaktoi krizën e energjisë në vitin më të lartë të historisë 2021? Çfarë ndodhi? Kush i zbrazi në mënyrë kriminale digat në muajin gusht-shtator? Në një kohë kur nuk duhen zbrazur kurrë duhet ruajtur si një rezervë për vjeshtën. Për këtë nuk u ndëshkua askush, pse? Sepse është organizatë kriminale, aty është shkelur ligji por nuk e ka bërë vetëm. Njësoj si mekanizmi i inceneratorëve. Nuk kemi asnjë shkak përvec vjedhjes së energjisë elektrike, përse në Kosovës nafta është 1.7 euro dhe këtu 2.4 euro. Zotëria thotë nuk i heq taksat. Ministret janë të paafta”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI